Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Edi Rama: Mirupafshim Jon!

August 20
16:19 2016

Duket se pushimeve verore të kryeministrit Edi Rama u ka ardhur fundi. Ai ka postuar një foto pak minuta më parë në Facebook ku së bashku me bashkëshorten dhe Zahon e vogël i thonë familjarisht “Mirupafshim!” detit Jon.

“Mirpafshim Jon, po kthehemi në Tiranë!”- shkruan kryeministri, të cilin e presin angazhimet qeveritare. Gjatë kësaj periudhe, ai ka ndarë herë pas here në rrjete sociale momente nga pushimet me të birin, duke luajtur në plazh, duke pikturuar apo darkuar. /Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje