Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Edhe Selena ndjen nostalgji për dashurinë e shkuar

Edhe Selena ndjen nostalgji për dashurinë e shkuar
March 23
14:33 2016

Selena kthen përgjigjen perfekte ndaj fotove çift që Justin Bieber hodhi dy ditë më parë.

Bieber ka postuar para pak ditësh një foto mbi të cilën kanë lindur reagime nga më të ndryshmet. A po bëhet nostalgjik apo kërkon të kthehet me Selenën?

Selena sigurisht që e ka parë, pasi sipas “Daily Mail” ajo ka komentuar vetëm me një fjalë: “Perfekte”! Edhe pse komenti është një hap i ëmbël drejt asaj që shumë fansa po shpresojnë, një ribashkim i të dyve, të dy ata janë përgjigjur se marrëdhënia e tyre tashmë është diçka normale. Ata i gjenden njërit-tjetrit sa herë që dikush ka nevojë për mbështetje apo dashuri nga pala tjetër. Por vetëm kaq. Gomez, mesa duket, është më e distancuar ndaj ish-it të saj. Fotoja e postuar nga Justin numëron 2.8 milionë pëlqime në Instagram. Le të imagjinojmë për pak çaste sesa bujë do të bëjë fakti nëse këta dy zogj të dashuruar do të riktheheshin në krahët e njëri-tjetrit.

Shperndaje