Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Edhe pse të varfër, të rrethuar me dashuri. Noizy në ndihmë të familjes në nevojë

Edhe pse të varfër, të rrethuar me dashuri. Noizy në ndihmë të familjes në nevojë
November 24
12:40 2016

Noizy ka bërë shpesh bamirësi për familje me vështirësi ekonomike apo për fëmijët jetimë. Mbrëmjen e djeshme, reperi është kthyer në hero për një familje të varfër, duke e ndihmuar në rregullimin e strehës së saj, shtëpisë. Një familje me tre fëmijë të vegjël jetonte në kushte ekstreme varfërie dhe Noizy ka vendosur t’u dhurojë lumturi përmes kësaj ndihme. Reperi ka postuar disa video në Snapchat duke treguar kushtet aktuale të shtëpisë dhe fazën e parë të përgatitjes së rregullimeve. Përveç kësaj ai ka ndarë me fansat disa nga letrat që këta fëmijë ua kishin dedikuar nënës së tyre teksa e falënderonin për dashurinë që ajo u jep çdo ditë.

“Duke ndihmuar për një fillim, edhe pse të vështirë”,- shkruan Noizy bashkangjitur videove.

“E dashur mami. Të dua shumë. Ti je bukuroshja ime. Ti je një engjëll. Të dua. Kevi, djali yt”,- shkruhet në një nga letrat e varura në mur nga fëmijët si një nga krijimet më të dashura për ta. Noizy është ndër reperat më humanë të showbizz-it dhe duket se do të vazhdojë të ndjekë këtë nismë të tij për të qenë pranë të varfërve dhe njerëzve në nevojë./Blitz.al/

n1 n2 n3

Komento
Shperndaje