Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

“Edhe pse jam shumë e thyer, ky ishte premtimi i fundit që ta dhashë”, Big Mama përlot me fjalët për babain e ndjerë

“Edhe pse jam shumë e thyer, ky ishte premtimi i fundit që ta dhashë”, Big Mama përlot me fjalët për babain e ndjerë
November 15
17:20 2019

Pesë ditë më parë Big Mama pësoi një humbje të madhe për shkak se babai i saj u nda nga jeta pas një sëmundjeje të rëndë.

Sot, pak ditë pas ndarjes së tij nga jeta, këngëtarja ka shkruar një letër të hapur babait të saj të ndjerë. Big-u shprehet se ai do të mbetet gjithnjë dashuria e parë dhe e fundit e saj, njeriu që e bën të ndihet krenare pasi ka qenë babai më i mirë në botë.

Përmes këtij shkrimi tejet emocionues Big-u premton se do të realizojë të gjithë ëndrrat që ia kishte thurrur për të.

“Baba…Dashuria ime e parë dhe e fundit, asnjëherë nuk kam dashur dikë si ti dhe kurrë nuk do të dua dikë si të kam dashur ty. Krenare që jam bija jote, faleminderit që je babai im! Unë dhe ti nuk jemi ndarë vetëm se kemi filluar një komunikim tjetër që për ne është i panjohur. Kam pasur, kam dhe do të kem baba më të mirin në botë. Me emrin tënd jam bija më krenare! Faleminderit për dashurinë që ma dhe, faleminderit për bisedat tona të gjata të cilat vetëm ti ke mund të m’i bësh në mënyrën më të dashur dhe me humorin që e trashëgova nga ti! Faleminderit që çdo herë ke pas kohë për mua! Faleminderit që çdo herë ke pas mirëkuptim për sjelljet e mia! Faleminderit që më tregove rrugën e jetës! Faleminderit për fëmijërinë time të lumtur! Faleminderit që më mësove t’i dua njerëzit…Këto falenderime baba dhe një million të tjera i kam në shpirt! Të premtoj që do jem mirë, të premtoj që do t’i realizoj ëndrrat që kishe për mua. Çdo pjesë e qenies time është pjesë e jotja! Unë jam ti! Të premtoj se do t’i vazhdoj të gjitha aktivitetet me humorin që më trashëgove dhe nuk do ndalem! Edhe pse jam shumë e thyer, ky ishte premtimi i fundit që ta dhashë. Ne nuk u ndamë vetëm ndërruam mënyrën e komunikimit. Të dua pafundësisht. Vajza babit Besjana.”,-ka shkruar këngëtarja. /Blitz.al/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by BigMama (@bigitos) on

Share