Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Edhe muzikën tallava nuk kanë ditur ta kopjojnë”- Kastro Zizo menjëherë në sulm në puntatën e parë të emisionit të ri

“Edhe muzikën tallava nuk kanë ditur ta kopjojnë”- Kastro Zizo menjëherë në sulm në puntatën e parë të emisionit të ri
January 12
13:10 2019

Episodi i parë i “Late Night Show” është transmetuar mbrëmjen e djeshme në ekranin e “Ora News”, nën moderimin e Katro Zizos.

Kastro e ka nisur programin e tij menjëherë me akuzat apo komentet që ka marrë në rrjetet sociale për plagjiaturë, duke u nisur nga emri që ka talk-show i tij, i cili është huazuar nga prodhime të ngjashme amerikane. Moderatori, sigurisht e pranoi që emri është joorigjinal dhe duke marrë shkas nga akuzat që i janë bërë atij vendosi të flasë për kopjimin në muzikë, më saktë plagjiaturën që i është bërë muzikës tallava.

Ai mori rastin e këngëtares Genta Ismajli e cila një nga projektet e saj më të njohura e ka shumë të ngjashëm me atë të artistes së huaj Viki Narkuvice. Më pas ai ballafaqoi këngën “Fotografi” të Bleros me një këngë të Sinan Hoxhës, e të dyja këto me një projekt muzikor të një artisti bullgar. Për këtë rastin e fundit ai u shpreh se “nuk dihet se kush ka kopjuar kë”, por plagjiatura është e qartë.

“Muzika tallava këtu tek ne është e kopjuar, madje është e kopjuar keq. Dhe tallavanë nuk kanë ditur ta kojojnë siç duhet…”- shprehet Kastro. Gjithashtu, në fund të këtij segmenti ai nuk nguroi të thoshte se vetë është një nga kopjacët më të mëdhenj në muzikë, duke sjellë rastin e bashkëpunimit me Zaiminën “Chupa Chupa”, që e kishte marrë diku tjetër. Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

Edhe

Komento
Shperndaje