Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Edhe Jonida Vokshi i bashkohet kauzës

April 16
18:23 2016

 

Në kuadër të nismës “Fundjavë ndryshe”, shumë personazhe të njohur e të panjohur për ekranin kanë dhënë kontributin e tyre për familjet e varfra në të katër anët e vendit.

Fundjavën e sotme, pjesë e nismës ishte edhe moderatorja Jonida Vokshi. Kjo gjë është bërë e ditur nga faqja zyrtare e “Fundjavë ndryshe” me anë të disa fotove të postuara në rrjetin social Facebook. Në këto foto duket qartë moderatorja duke dhënë kontributin e saj me ndihma materiale, por edhe me mbështetje morale për një familje të varfër.

Nga ana tjetër, Vokshi ka ndarë me ndjekësit e saj një foto në Instagram ku shkruan: “Ajo çka njeriu ka më shumë nevojë sot është njeriu…”Pak” e kujtdo nga ne është “shumë” për të tjerë! #fundjavëndryshe Bamirësia nuk të varfëron”.

Moderatorja ka treguar kështu edhe një anë tjetër të saj, atë të humanizmit.

Etiketimet
Shperndaje