Blitz

 Breaking News

Edhe Adrola Dushi ka diçka për të thënë për Ardit Gjebrean!

Edhe Adrola Dushi ka diçka për të thënë për Ardit Gjebrean!
December 10
21:08 2019

Diçka shumë ndryshe nga ajo që Noizy tha më herët sot gjithsesi.

Kënga Magjike u mbyll për këtë vit fundjavën që lam pas, me Eneda Tarifën si fituese të festivalit me këngën “Ma zgjat dorën”.

U mbyll teorikisht, sepse praktikisht festivali ende po vazhdon, për sa kohë artistë pjesmarrës dhe jo (si rasti Noizyt më lart) kanë gjëra për të thënë në lidhje me mënyrën e votimit, për fituesen apo dhe për vetë drejtuesin Ardit Gjebrea.

Pikërisht moderatorit dhe këngëtarit, e fundit që i është drejtuar me anë të një postimi në Instagram, është bashkë-presantuesja e tij në festival, Adrola Dushi. Bukuroshja ka pasur vetëm fjalë të mira për Gjebrean dhe një falenderim special për fatin që ai e bëri pjesë të Magjisë së tij.

Bashkangjitur me këto foto, ajo shkruan:

Mirënjohje pa fund për kujdesin dhe dashamirësinë që ke treguar ndaj meje. Faleminderit që më dhe mundësinë të jem pjesë e Magjisë tënde”

Gjithçka shumë e bukur, ndërkohë një kuriozitet kemi, me kë e ka pasur Arditi problemin te fotoja fundit? /Blitz.al/

Share