Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ed Sheeran paditet për plagjiaturë

Ed Sheeran paditet për plagjiaturë
June 09
11:17 2016

Ed Sheeran është paditur për plagjiaturë me një vlerë prej më shumë se 20 milionë dollarësh.
Tekstshkruesit janë ankuar se ai e ka vjedhur këngën nga një kompozim që ata kanë bërë për fituesin e “X Factor”.

Bëhet fjalë për hitin e tij “Photograph”. Këtë të mërkurë, një avokat përfaqësues i kompozitorit Martin Harrington, Thomas Leonard dhe kompanisë Holosongs ka ngritur padi kundër këngëtarit duke kërkuar në dëmshpërblim prej 20 milionë dollarësh, ka raportuar “The Hollywood Reporter”. Ata janë ankuar se “Photograph” ka një ngjashmëri të theksuar me këngën “Amazing” që fituesi i “X Factor”, Matt Cardle, ka regjistruar në vitin 2012. Ankesa përfshin një listë muzikore që ka për qëllim kryesor dëshminë dhe paralelizmin e dy këngëve për të kuptuar vjedhjen. Kompozitorët kanë përfshirë në atë listë edhe versionin e vitit 2009, si dhe versionin e Cardle si shembull. Avokati është shprehur në gjykatë se kori në këngën e Sheran është 70% identik me atë të Cardle. Përveç shifrës, avokati ka kërkuar edhe dëmshpërblim për dëmet staturore dhe një pjesë nga shitjet.

Paditësit janë të njohur në botën e muzikës dhe kanë shkruar këngë për shumë emra të famshëm si Kylie Minogue e Spice Girl, Emma Bunton. Megjithatë duhet shtuar fakti se vetë Cardle apo dhe bashkëpunëtorë të tjerë të këngës nuk janë përfshirë në padinë e ngritur ndaj Ed Sheeran.

Shperndaje