Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ed Sheeran, akoma më shumë këngë për të na kënaqur

Ed Sheeran, akoma më shumë këngë për të na kënaqur
January 11
16:21 2017

Rikthimi i Ed Sheeran këtë fillimviti me dy këngë të reja, “Castle on the Hill” dhe “Shape of You” bëri mjaft bujë, saqë theu edhe rekordin e dëgjimeve ditore në Spotify.

Këto dy këngë nuk janë gjë tjetër veçse një pararendje e albumit që pritet të publikohet nga britaniku në 2017-n. “Divide” titullohet albumi dhe përmban plot 12 këngë. Titujt e këngëve janë bërë të ditura nga vetë Ed në një postim në Instagram.

“Eraser”, “Dive”, “Perfect”. “Galway Girl”, “Happier”, “Hearts Don’t Break Around Here”, “New Man”, “What Do I Know?”, “How Would You Feel (Paean)” dhe “Supermarket Flowers” janë këngët e albumit.

Epo, më shumë rreth “Divide” do të mësojmë kur këngëtari më në fund do ta publikojë atë. /Blitz.al/

A photo posted by Ed Sheeran (@teddysphotos) on

Komento
Shperndaje