Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

E vutë re ju? Ledri Vula i ka një dy fjalë për këngën e re të Noizy-t dhe Varrosit

E vutë re ju? Ledri Vula i ka një dy fjalë për këngën e re të Noizy-t dhe Varrosit
October 28
11:49 2017

Ndonëse Ledri dhe Noizy kanë disa kohë që janë pajtuar duke bërë paqe me njëri tjetrin, ne vazhdojmë të çuditemi sa herë ata duartrokasin punët e njëri tjetrit. Është e çuditshme më tepër për faktin se jemi mësuar me idenë se nëse reparat ofendojnë njëri tjetrin në këngë, vështirë se mund të ulen gjakrat më vonë. Por këta dy djem kanë ditur të jenë shembull shumë i mirë!

Noizy dhe Varrosi kanë lançuar këngën e tyre më të re “Big Daddy” një këngë e cila në tekst flet për një vajzë e cila ka qejf që djemtë t’i thërrasi ‘baba i madh’ (në formë përkëdhelie sigurisht). Duket se ka qenë pikërisht kjo frazë që i ka tërhequr mendjen Ledrit i cili pasi ka postuar në Instagram këngën ka shkruar “Më pëlqen shumë kur ato më thërrasin…”, sepse me shumë mundësi, aq simpatik sa është dhe aq i kërkuar, edhe Ledrit i ka rastisur ta thërrasin vajzat me të tilla përkëdhelje…/Blitz.al/

luv it when they call me …?

A post shared by Ledri Vula (@ledrivula) on

Komento
Shperndaje