Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

E thonë statistikat, nëse je mbi 25 vjeç nuk mund të jesh e dashura e Leonardo DiCaprio-s

E thonë statistikat, nëse je mbi 25 vjeç nuk mund të jesh e dashura e Leonardo DiCaprio-s
March 14
19:52 2019

Përveçse është një aktor shumë i talentuar, filantropist dhe një nga mbështetësit më të mëdhenj të kauzës për ngrohjen globale, Leondardo DiCaprio ka dhe një veçori tjetër, që së fundmi është kthyer gati në një “fakt shkencor”.

Duke parë historinë e lidhjeve të tij, apo edhe flirteve të shkurtra që ka pasur, aktori fitues i çmimit “Oscar” nuk ka dalë asnjëherë me një femër në të tridhjetat. Madje dikush ishte aq i impresionuar nga ky fakt sa vendosi të bëj një grafik dhe të përmbledhë disa statistika, që janë si më poshtë:

Të gjithë e duan një grafik të ndërtuar mirë, sidomos kur bëhet fjalë për historitë e dashurisë të Leonardo DiCaprio-s. Në fakt interesi publik për lidhjet e aktorit nuk ka qenë kaq i madh përpara vitit 2014, kur Tinay Fey teksa prezantonte Leon në “Golden Globes” tha: “Dhe tani, njësoj si vagina e një supermodeleje, jepini një mirëseardhje të ngrohtë Leonardo DiCaprio-s”. Ndoshta kjo ishte pika e kthesës kur të gjithë filluan të mendonin se në fakt ai gjatë karrierës së tij kishte dalë vetëm me super modele, të gjitha 25 vjeç ose më pak. Në të njejtën kohën filluan të mbanin shënim dhe të shihnin çdo lëvizje të tij. Në grafik mund të shihni emra si Gisele Bundchen, që ishte e dashura e tij nga mosha 18-23 vjeç, Bar Rafaeli, që ishte me Leon që nga mosha 20 deri në 25 vjeç. Më pas është Blake Lively, Erin Heathron dhe disa modele të tjera, e ndërsa Leo ka festuar ditëlindjen e 44-të, të dashurat e tij asnjëherë nuk e kanë festuar së bashku me të 26 vjetorin.

E ndërsa ky “studim” tregon statistikat e moshës, nuk jep ndonjë arsye pse Leo ka vendosur këtë kriter për lidhjet e tij (edhe pse ndoshta mund ta marrim me mend pse). Fundja, mosha është thjesht një numër, edhe 15 herë rresht. Dhe sa mirë për Leon! Ose dhe për vajzat që kanë dalë me të…

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje