Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

E sulmuan me grushta dhe armë, publikohet videoja e sherrit mes Feros dhe 4 personave të panjohur

E sulmuan me grushta dhe armë, publikohet videoja e sherrit mes Feros dhe 4 personave të panjohur
March 21
19:19 2018

Reperi Fero, pjesë e labelit  “On Records” ka qenë duke kaluar disa orë në një qëndër tregtare në Prishtinë mbrëmjen e djeshme dhe pasi ka dalë nga aty është konfiktuar me 4 persona të panjohur.

Fero ka qënë i shoqëruar nga një shoqe dhe një shok të cilët kanë parë një film dhe në momentin që kanë dalë nga qendra, përpara tyre është ndalur një makinë me 4 persona të cilët kanë ofenduar këngëtarin. Pak më parë portali “Insajder” ka publikuar videon që tregon pamjen ku persona të panjohur sulmojnë reperin.

“E vërtetë që 5 persona kanë sulmuar Feron por falë ndërhyrjes të producentit Zap nuk ka ndodhur asgjë serioze. Domethënë nuk ka pësuar asnjë lëndim trupor. Sulmi ka qenë i organizuar dhe me rastin do të merret policia”,- ka thënë në një postim menaxheri i Feros, Met alshani.

Pas kësaj deklarate Fero ka publikuar një video së bashku me Metin në Instagram ku thotë se nuk i ka ndodhur asgjë, ka qenë vetëm një grusht fytyrës.

“ Ata kanë qenë me pistoletë por kur mban pistoletë gjuhet nuk mbahet. Nëse unë do të kisha pistoletë do e kishit parë a do kisha gjuajtur a jo. As bomba nukleare nuk më ndal”.- ka vazhduar më tej Fero./Blitz.al/

Komento
Shperndaje