Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

E spostuan të enjten, Eni Vasili sulmon Fevziun, Ballën, Rakipin dhe Zhejin: “Gjobaxhinj, qokatarë dhe shantazhues!”

E spostuan të enjten, Eni Vasili sulmon Fevziun, Ballën, Rakipin dhe Zhejin: “Gjobaxhinj, qokatarë dhe shantazhues!”
February 01
20:00 2018

Tashmë e enjta është kthyer në një “luftë” të vërtetë audience mes televizioneve më të mëdha në vend: Top Channel, Tv Klan, Ora Neës, Vizion Plus dhe News 24.

Të 4 televizonet e para kanë zgjedhur që në fashën orare 21.0-23.00 të transmetojnë emisionet politike të drejtuar nga Blendi Fevziu, Sokol Balla, Ylli Rakipi dhe Artur Zheji.

Emisioni i gazetares së njohur Eni Vasili është spostuar të enjten për t’u përballur me emisionet e tjera, por kjo nuk është pritur dhe aq mirë nga moderatorja e këtij emisioni.

Vasili në një shkrim për Panorama shkruan: “E enjtja ime është mundi dhe sakrifica e një gruaje në gazetari, në përpjekje për të garuar me dinjitet dhe integritet, në një treg të deformuar interesash burro-politiko-personalo-bizneso gazetaraske, ku më i “pëlqyeri” është ai gazetar gjobaxhi që di të bëjë shantazhin e rradhës me pushtetin, për të arritur më pas marrëveshjen e pritur, ai që ka jo vetëm orën më të shtrenjtë dhe makinën tip i fundit, por kalon me krenari e karshillëk edhe fundjavat e pushimet, me politikanë e bankierë, për t’i intervistuar më pas rehatshëm e mërzitshëm të enjteve tona”.

Tani, e enjta do të jetë një përballje mes e fortë për audiencë, por se kush do të fitojë pritet ta mësojmë në fund të sezonit. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje