Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

E rrallë! Lë ceremoninë në mes, dhëndri-hero shpëton 18-vjeçarin që po mbytej në det…

E rrallë! Lë ceremoninë në mes, dhëndri-hero shpëton 18-vjeçarin që po mbytej në det…
August 09
12:48 2018

Zac Edwards, 32-vjeç nuk e ka menduar dy herë për të ndërprerë xhirimet për dasmën e tij në plazh dhe është zhytur në ujë për të shpëtuar një 18-vjeçar që po mbytej. Dhëndri-hero, i cili ishte një polic i paautorizuar në Rojën Bregdetare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ishte martuar me 32-vjeçaren Cindy, e cila i kishte dhënë kurajo bashkëshortit të futej në det dhe nuk e ka kundërshtuar atë.

Siç raportohet nga “Daily Mail”, Zac dhe Cindy sapo i kishin thënë  “Po” njëri-tjetrit dhe po bënin foto kur dëgjuan zërin e një gruaje e cila kërkonte ndihmë sepse djali i saj ishte në rrezik jete. Zac hoqi këmishën, u përpoq të bënte të njëjtën gjë me pantallonat por e pa se ishte vonë. U zhyt dhe me vështirësi u përpoq ta shpëtonte, derisa mbërritën shpëtuesit e “Orange Beach Surf Rescue”. Dhëndri i ndihmoi ata ta hipnin 18-vjeçarin në motorin e ujit për t’u kthyer në breg. Fatmirësisht çdo gjë shkoi shumë mirë dhe djali është jashtë rrezikut për jetën.

Zac, dhëndri-hero është falenderuar nga të pranishmit për aktin e guximshëm. Pastori i cili celebroi martesën u shpreh se ishte e pabesueshme që ky njeri sakrifikoi kohën nga dita më e veçantë e tij për të shpëtuar dikë tjetër. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje