Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

E qeth kalin me stil. Organizata e Mbrojtjes së Kafshëve reagon ndaj aktores

April 27
11:56 2016

Katie Price - Instagram

Katie Price - Instagram
Picture 1 of 2

Katie Pirce aktualisht është duke punuar për një projekt televiziv të titulluar “Katie Pince’s Pony Club”, që do t’i dedikohet dashurisë  për familjen dhe kuajt e saj. Ajo do të tregojë më shumë për kujdesin ndaj kuajve dhe se si argëtohet me ta. Mirëpo, pak përpara nisjes së këtij programi, Organizata e Mbrojtjes së Kafshëve, PETA, ka dalë haptazi kundër Katie Price.

Shkak për revoltimin e PETA-s është bërë një postim në Instagram që ka bërë Katie duke treguar një model të ri në lëkurën e një prej kuajve të saj. Ajo e ka qethur kalin e saj në mënyrë të atillë që të bëjë të dukshme disa zemra, ndërkohë që te një kalë tjetër ka dizenjuar disa diamante.

Përfaqësues të PETA-s reaguan: “Ky veprim që ajo bën mbi kuajt redukton ndjeshmërinë e këtyre kafshëve, ndaj në qoftë se ajo i ka qejf zemrat dhe diamantet, le t’i bëjë në kokën e saj apo të dikujt tjetër që ajo dëshiron dhe të mos i përfshijë kafshët në këto pasione…”.

“Vetëm dikush që nuk merr vesh fare nga kafshët nuk kupton që këto ndërhyrje në lëkurën e tyre mund të krijojnë probleme dhe komplikacione shëndetësore”, – ka thënë e revoltuar Mimi Bekhechi, e cila është drejtuese e organizatës PETA në Angli.

Komento