Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

E pyesin se kur do të bëhet me fëmijë, Afërdita Dreshaj sapo na dha një përgjigje

E pyesin se kur do të bëhet me fëmijë, Afërdita Dreshaj sapo na dha një përgjigje
January 11
09:59 2019

Modelja dhe këngëtarja e njohur Afërdita Dreshaj në qershor të vitit të kaluar kurorëzoi në martesë lidhjen e saj me hokeistin çek, Jakub Kindl.  Dasma e tyre u fol shumë në media edhe për vetë faktin se ishte mjaft lukosze dhe të ftuarit udhëtuan edhe nga Shqipëria e Kosova pasi ceremonia  u mbajt në Miami të SHBA.

Por tashmë pas martesës të shumtë janë ato që e pyesin modelen se kur do të bëhen me fëmijë. Pothuajse në çdo fotot që Afërdita poston ka edhe komente të tilla.

Por në një komunikim me ndjekësit në Instagram  ku ka pasur shumë pyetje të ndryshme  njëra prej tyre shkruan:

“Kur do të bëheni me fëmijë? Je shumë e bukur dhe dukeni lezetshëm bashkë”? Nga kjo ne morëm edhe përgjigjen e Afërdita Dreshajt për çeshtjen e fëmijës.

“Kam marrë më shumë se 20 pyetje në lidhje me këtë. Në absolutisht që i duam fëmijët, por tani për tani po shijojmë njëri-tjetrin.”- ka përfunduar modelja duke bërë që të gjithë tani e mbrapa ta kursejnë këtë pyetje ose të paktën për pak kohë. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje