Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

E pushojnë nga puna, por Alfred Kaçinari nderohet me një titull prestigjioz

E pushojnë nga puna, por Alfred Kaçinari nderohet me një titull prestigjioz
March 30
14:00 2017

Vetëm pak kohë më parë, Alfred Kaçinari dhe dy kompozitorë të tjerë janë pushuar nga puna në TVSH. Por duket se pas kësaj ndodhie  ai është nderuar me një titull nga vetë Presidenti i Republikës.

Alfred Kaçinari ka marrë titullin “Mjeshtër i Madh” për veprimtarinë e tij të vyer dhe kontributin e madh që ka dhënë si kompozitor ndër këto vite.

Ai ka publikuar foton e certifikatës dhe dekoratës në Facebook dhe bashkangjitur me të shkruan: “Falënderim e mirënjohje e thellë për vlerësimin!”.

Më në fund mund të themi se puna e tij shumëvjeçare është shpërblyer disi./Blitz.al/

Komento
Shperndaje