Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

E përbashkëta e Bebe Rexhës, Rita Orës dhe… Encës!

E përbashkëta e Bebe Rexhës, Rita Orës dhe… Encës!
January 23
16:25 2017

Bebe Rexha dhe Rita Ora janë dy prej shqiptareve më të njohura të momentit në showbiz-in e huaj. E para për këngën e saj “I Got You” dhe e dyta jo vetëm për projektet muzikore, por edhe si imazh brand-esh të famshme.

Nga ana tjetër, Enca është vënë në qendër të vëmendjes kohët e fundit për shkak të kontratës së saj me “Universal Music”. Por a e dini se çfarë i bashkon këto tri bukuroshe shqiptare?

Mos u habisni nëse ju themi se është qeni i tyre!

Të tria e kanë mbushur profilin e tyre në Snapchat me foto dhe video të qenushëve të tyre, të cilët për fat i kanë gati të të njëjtit lloj: të vegjël, leshatorë dhe mjaft të dashur.

Duket se tri bukuroshet kanë një lidhje mjaft të veçantë me miqtë e tyre të vegjël, të cilëve u kanë rezervuar edhe një hapësirë në rrjetet e tyre sociale. /Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje