Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

E pabesueshme! Shikoni çfarë i ka zbuluar ky prestigjator Anxhela Martinit

E pabesueshme! Shikoni çfarë i ka zbuluar ky prestigjator Anxhela Martinit
September 05
18:03 2016

Angela Martini është duke shijuar pushimet në Ibiza, Spanjë. Edhe pse njihet si një natyrë që më shumë mund të surprizojë sesa të surprizohet, duket se dikush ka arritur të tërheqë vëmendjen e saj. Bëhet fjalë për një mashkull, një iluzionist i quajtur Lior Suchard, i cili ka arritur të zbulojë të fshehtat e modeles, të cilat ajo nuk i kishte ndarë më parë me askënd. Vetëm duke e parë në sy ai arriti të zbulonte emrin e djalit që modelja kishte dashur për herë të parë, kur ishte 16 vjeç. Kur Lior tha emrin Cairo, Anxhela u surprizua pasi, ashtu siç vetë pohon në videon e postuar në Instagram, nuk ia kishte rrëfyer askujt më parë emrin e tij.

“Mentalisti më i mirë në botë në shtëpinë tonë në Ibiza. Ai zbuloi emrin e dashurisë sime të parë. Betohem që kurrë nuk ia kam thënë askujt. Thjesht e mrekullueshme! Jam e shokuar”,- shkruan modelja në Instagram.

Këto nuk kanë qenë truket e vetme të djaloshit pasi, si edhe shihet në videot bashkangjitur, ai ka arritur të parashikojë një numër përpara se Anxhela ta formojë apo të thyejë një lugë vetëm duke e prekur./Blitz.al/

Here @liorsuchard breaking our spoon in front of our eyes!! Wow!!😳😳 @dragossavulescu

A video posted by Angela Martini (@angela_martini) on

Komento
Shperndaje