Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

E pabesueshme por e vërtetë! Rona Nishliu ndryshon përgjithmonë

April 28
23:18 2016

Ndoshta mendoni se nuk ka se çfarë t’ju habisë më në botën tonë të showbizit, sepse personazhet tanë janë bërë disi të parashikueshëm. Por ka dhe përjashtime, si ky vendim i çmendur i Rona Nishliut.

Mos u alarmoni, por na duhet t’ju themi se Rona Nishliu nuk I ka më flokët rrasta që e bënin të dallohej në një turmë plot me njerëz. Po, është e vërtetë duket se pas 13 vitesh me atë model flokësh, këngëtarja që na pozicionoi krenar në top 5 e të gjitha kohërave në Eurovizion, më në fund ka hequr dorë prej atij modeli flokësh kurajoz dhe të çuditshëm. Ronën nuk do mund ta shihni më me flokët e gjatë, stil xhamajkan e topuzin e madh mbi kokën e saj. Në vend të tyre ajo do të jetë një femër me flokët e shkurtra, natyrale, e zakonshme por me të njëjtën buzëqeshje si gjithnjë. Nëse vetëm do jua thoshim, nuk do na besonit. Kjo është Rona Nishliu, ndryshe!

Shperndaje