Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

E pabesueshme, diva e muzikës shqiptare “bie pre” e grimieres së njohur!

E pabesueshme, diva e muzikës shqiptare “bie pre” e grimieres së njohur!
February 08
15:37 2017

Jemi mësuar që nga dora e saj të shohim të grimuara pothuajse të gjitha femrat e estradës. Sellma Kasumovic është një nga make-up artistet më të njohura dhe të ndjekura shqiptare në rrjetet sociale dhe shumë prej vajzave të showbiz-it ia kanë besuar asaj imazhin e tyre skenik.

Të njëjtën gjë duket se ka bërë edhe diva e muzikës shqiptare, Nexhmije Pagarusha, të cilën e shohim të grimohet gjithashtu nga Sellma. Ka qenë kjo e fundit që ka postuar një video në Insta Story, teksa trukon artisten unike shqiptare. Ajo duket në formë të shkëlqyer, ndonëse është 84 vjeçe.

Nexhmije Pagarusha ka pasur një karrierë muzikore prej më shumë se 40 vitesh, të cilën  e përfundoi në vitin 1984, pas një koncerti në Sarajevë.

Pas 16 vjetësh shkëputje nga jeta artistike, Pagarusha u ngjit skenë në vitin 2000 me këngën “Për ty”, e bindur nga kantautori Ardit Gjebrea./Blitz.al

Komento
Shperndaje