Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

E pabesueshme çfarë ka veshur Mihrije Braha në “Top Show”

May 24
23:52 2016

Sot në “Top Show”, për të folur për temën “Nostalgji” është bashkuar edhe Mihrije Braha, këngëtarja shqiptare e Kosovës, që është gjithnjë aq në formë sa duket se vitet kanë ndalur për të, nuk e ka risjellë të kaluarën vetëm nëpërmjet rrëfimit të kujtimeve por edhe fizikisht, duke veshur të njëjtin fustan rozë që kjo e fundit ka veshur në daljen e saj në Festivalin e 31 të Këngës në RTSH në vitin 1992. Mihrija ka marrë pjesë në atë Festival me këngën “Ta fala zemrën time”.

Mihrija ka ardhur sërisht sot ne “Top Show” duke kënduar të njëjtën këngë, me të njëjtin fustan dhe sigurisht me të njëjtën bukuri që ajo ka transmetuar edhe në vitin 1992, vetmja gjë që ndryshon është ngjyra e flokëve dhe sigurisht Mihrija këndon sot duke mbajtur mbi supe një karrierë të gjatë dhe eksperienca të shumta  në skenë që jo vetëm e kanë rritur profesinalisht por dhe e kanë bërë një nga figurat më të dashura për publikun.

Ndiqni në videon më poshtë performancën në vitin 1992:

Shperndaje