Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

E pabesueshme ajo që do të bëjë Adele për një çift gay!

May 05
15:37 2016

Një surprizë shumë e këndshme ka ndodhur në një koncert të këngëtares Adele në Kopenhagen. Gjatë kohës që 28-vjeçarja ishte duke kënduar, ajo vuri re se një prej simpatizantëve të saj që ndodhej në publik kishte dëshirë të bënte një surprizë për partnerin e tij. Andre Soderberg është ulur në gjunjë dhe i ka propozuar për martesë të dashurit të tij, Simon Carlsson.

Pak momente pasi çifti gay u përqafuan, Adele tepër e entuziazmuar u ofrua ta ndihmonte çiftin në krijimin e një familjeje.

“Kjo është e mrekullueshme, më vjen për të qarë”, – tha Adele.  “A mund të ofrohem që tani për të qenë nëna surrogate e fëmijës tuaj? Do të dëshiroja aq shumë të kujdesesha për një fëmijë suedez”, – ka deklaruar ajo.

Nuk është më diçka e re që nëpër koncertet e Adeles të dashuruarit të propozojnë njëri-tjetrin për martesë, por ishte hera e parë që Adele ofroi një propozim të tillë.

Nuk mund të themi me siguri se ajo që ka deklaruar Adele është një rrëfim i sinqertë emocional apo thjesht një batutë mes këngëtares dhe simpatizantëve të saj, por sidoqoftë kjo do të mbetet një deklaratë e pazakontë.

Komento
Etiketimet
Shperndaje