Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

E ndoqët? Modelja e “Victoria Secret” bëri rënien më spektakolare në sfilatë por i doli për mirë!

E ndoqët? Modelja e “Victoria Secret” bëri rënien më spektakolare në sfilatë por i doli për mirë!
November 20
17:59 2017

Nëse do të pyesnit një modele se cili është makthi i saj më i madh me shumë mundësi përgjigja e saj do të ishte: “të më ngatërroheshin këmbët gjatë një sfilate dhe të rrëzohesha në sy të të gjithëve”.

Dhe në fakt, ndonëse është makthi i tyre më i madh, është diçka që ndodh gjithmonë. I ka ndodhur modeles Naomi Campbell dhe gjithashtu edhe Gigi Hadid e cila e quan rënien e saj si turpin më të madh në karrierë.

Ndërkohë, sapo ka mbaruar sfilata e Victoria Secret Fashion Shwë dhe një nga modelet është vënë në qendër të vëmendjes pasi është rrëzuar gjatë parakalimit në pasarelë. Me pak ndihmë nga shoqja që i vinte pas, Ming Xi, u mundua të ngrihej e ta mbyllte dënjësisht sfilatën e saj.

Pas këtij momenti që ndoshta në fillim u duk i sikletshëm, në fakt të gjithë sytë ishin mbi Ming Xi e cila doli edhe modelja më e mirë nga mendimi i publikut që ishte prezent në shkallë.

Mesazhi: Ndonjëherë këto bëma janë të nevojshme sepse në fund përkthehen në sukses për modelet. /Blitz.al/

Shperndaje