Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“E ndiej që duhet të shkëputem”- këngëtarja tregon arsyet e largimit nga publiku shqiptar

“E ndiej që duhet të shkëputem”- këngëtarja tregon arsyet e largimit nga publiku shqiptar
November 08
20:23 2018

Këngëtarja shumë e dashur për publikun shqiptar, Mariza Ikonomi, ka bërë një shkëputje të plotë nga muzika kohët e fundit. Por mëngjesin e sotëm në “Wake up”, ajo ka treguar për arsyet e këtij largimi.

“Kisha nevojë për një shkëputje dhe bëra diçka ndryshe. Udhëtova në gjithë Europën Veriore ku edhe këndova. Ishte një eksperiencë shumë e bukur dhe po e mendoj që ta ribëj. Janë ca gjëra që thjesht ndodhin e nuk dimë ta themi pse. Unë e ndjeja që duhet të shkëputesha, e madje ndjej që ende duhet të shkëputem madje edhe më gjatë.”- ka treguar Mariza.

Ajo ka vendosur të mos i kushtohet karrierës së saj në Shqipëri për momentin, ndërsa veçoi si një përvojë të veçantë, eksperimentimet me teatrin që ajo ka pasur mundësinë të bëjë në udhëtimet në Europë.

Ndërkohë, shijoni një ndër këngët më të bukura të saj. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje