Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

E morëm dhuratën për Krishtlindje nga Miriami… dhe nuk po flasim për një këngë!

E morëm dhuratën për Krishtlindje nga Miriami… dhe nuk po flasim për një këngë!
December 23
10:25 2017

Ata të dy janë një nga çiftet më të dashura për publikun shqiptar dhe gëzojnë dashurinë e simpatinë e brezave të ndryshëm.

Këtë mund ta dallojmë fare mirë edhe nga komentet në rrjetet sociale të Albanit dhe Miriamit, në të cilat nuk gjen as edhe një koment negative, por pëkundrazi, janë kthyer të gjithë në një familje të madhe.

Që prej ardhjes në jetë të Amelisë së vogël, interesi për familjen Skënderaj-Cani është rritur goxha.

E për të na dhënë pak nga atmosfera intime në prag Krishtlindjesh në shtëpinë e dy këngëtarëve të njohur, Miriami ka postuar një foto ku shfaqet Ameli dhe Albani duke fjetur krah njeri-tjetrit.

“Kaq ëmbëlsi!”, – shkruan Miriami. “Nuk mund ta përballoj dot!”

Epo, mund t’ju themi se kaq mjafton, nuk duam më një dhuratë nga ju të dy Miriam dhe Alban!

Ndërkohë që në datën 25 dhjetor dy artistët do të sjellin një tjetër bashkëpunim. /Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje