Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

E mohuan romancën mes tyre, Butrint Imeri publikon për herë të parë një foto me Kiara Titon

E mohuan romancën mes tyre, Butrint Imeri publikon për herë të parë një foto me Kiara Titon
May 26
13:59 2019

Pikërisht atëherë kur kishim filluar të besonim se nuk ka asgjë më shumë se sa shoqëri mes Butrint Imerit dhe Kiara Titos, aludimet duket se po rikthehen përsëri atje ku i kishim lënë.

Këngëtari dhe moderatorja janë përfolur prej kohësh në media për një histori dashurie, dhe jo pa shkak. Me postimet dhe komentet që i bënin njëri-tjetrit në rrjete sociale dukej sikur jepnin sinjale indirekte se kishin frekuentuar të njejtat vende apo kishin kaluar pushimet bashkë.

Megjithatë kur janë pyetur nëpër intervista, e kanë mohur gjithmonë një romancë mes tyre duke u shprehur si i lidh vetëm një miqësi e mirë.

Kishim filluar ta harronim si histori, deri sot, kur Butrinti ka publikuar për herë të parë në llogarinë e tij në Instagram, një foto me moderatoren, me figurë nga koka te këmbët.

Ata shfaqen të dy pranë njëri-tjerit në një fushë golfi të veshur me veshjet përkatëse.

“Hajt, hajt”- shkruan këngëtari në mbishkrimin që shoqëron foton e publikuar, ku ka mundësi të jetë shkëputur edhe nga xhirimet e një klipi i një projekt të ri muzikor të këngëtarit.

Sidoqoftë, edhe nëse është kjo arsyeja, fakti që Butrinti ka zgjedhur pikërisht Kiarën për të qenë pjesë e klipit, duke e ditur që janë përfolur për një lidhje mes tyre, do të thotë që po i shijon shumë kjo “loja” me aludimet në media, ndaj edhe ne ia plotësuam dëshirën.

/Blitz.al/

 

 

Komento
Shperndaje