Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

E mbani mend shoqërinë e Dudës dhe Noizy-t? Sot reperi ka një mesazh për të gjithë grupin OTR

E mbani mend shoqërinë e Dudës dhe Noizy-t? Sot reperi ka një mesazh për të gjithë grupin OTR
September 27
11:52 2016

Në fillimet e karrierës, Noizy është shoqëruar shumë me reperin kosovar që emrin e artit e përdor Duda, Burim Osmani. Ky i fundit ka qenë në krye të grupit “Double G”, ndërkohë që Noizy hodhi hapat e parë drejt labelit “OTR”. Të dy djemtë kanë qëndruar shumë pranë njëri-tjetrit, por duket se koha i ka ndarë disi pasi edhe rruga e tyre në karrierë ndryshoi me kalimin e viteve.

Por sot, në një ditë të rëndësishme për Noizy-n pasi ai ka ditëlindjen, Duda u është rikthyer viteve kur ata kanë qenë mjaft miq me njëri-tjetrin dhe ka uruar kështu mikun e tij për ditëlindjen. “Gëzuar ditëlindjen Gelsi, gjithë të mirat vëlla dhe shumë vite të tjera! Double G dhe OTR, familje e madhe përgjithmonë…”, – ka shkruar ai, duke lënë të kuptojë se kohërat e vjetra kanë lënë mjaft kujtime të mira te Duda dhe pavarësisht distancave ata mbeten gjithmonë miq. /Blitz.al/

 

Shperndaje