Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

E marta “ters” e vajzës së John Travolta-s

April 08
12:26 2016

John Travolta mund të jetë një aktor i madh, por nën lëkurën e këtij aktori të madh mund të jetojë një baba ‘turpërues’.

Në emisionin e së martës të Ellen DeGeneres ishte i ftuar John Travolta për të folur rreth marrëdhënies me vajzën e tij Ella, e cila ishte pjesë e panelit.

Ellen i drejtoi një pyetje Ella-s ku e pyeste nëse ishte duke dalë me ndonjë djalë këto kohë, por moderatorja nuk arriti të merrte një përgjigje nga vajza, pasi babai i saj ndërhyri duke thënë: “Jo, jo, jo. Unë nuk ndërhyj në këtë çështje.  Ajo del me dy djem dhe unë nuk i them asgjë dhe nuk e pyes kurrë se për çfarë flasin apo bëjnë me njëri- tjetrin”.

E menjëhershme ka qenë ndërhyrja e Preston (e ëma e vajzës), e cila edhe pse ishte pjesë e publikut, nuk ngurroi të fliste e të pranonte se di gjithçka për të bijën dhe se ajo nuk po del me asnjë.

Por “kalvari”i  vuajtjeve të Ella-s nuk përfundoi me kaq. Ellen ndau me publikun një foto të Ella-s kur ajo ishte shfaqur në “Ellen Show” për herë të parë (kur ishte vetëm 9 vjeçe) dhe pas kësaj e çoi me një makinë të vjetër në një park paralel me studion.

Babai dhe mamaja diskutojnë rreth lidhjes tënde në televizionin kombëtar, fotoja jote kur ishe 9 vjeçe qarkullon kudo në internet e më pas shkon me një makinë tepër të vjetër në një park fëmijësh…ka më keq se kaq?

 

Komento