Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

E lumtur që po kthehet me Bieberi-n, por Selena ka akoma në zemër një vend të veçant për The Weeknd

E lumtur që po kthehet me Bieberi-n, por Selena ka akoma në zemër një vend të veçant për The Weeknd
November 12
11:27 2017

Selena Gomez është e ngazëllyer që po  kthehet me Justin Bieber, por ajo ka akoma një vend të veçantë në zemër për The Weeknd. Madje emocionohet kur e mendon të shoqërohet me dikë tjetër.

Për nje moment na u duk se Selena Gomez , 25 vjec dhe The Weeknd (Abel Tesfaye), 25  vjec do ia dilnin . Por papritur pas vetëm një romance të ëmbel u ndanë dhe Selena u rikthye me Justin Bieber, 23 vjec. Pas rishfaqjes së Jelenës (Justin Selena) The Weekend iu rikthye mënyrës së vjetër të beqarisë. “Selena është e lumtur që ish i dashuri i saj Abel po e kalon ndarjen e tyre, por të shikojë se është më një grua tjetër emocionohet,”thotë një burim i afërt me Selenën për hollywoodlife. Mos është kjo pak xhelozi?

Në fakt jo ,është më thellë se aq. “Selena pati një lidhje të fortë me Abel-in dhe ndihet shumë e lidhur me të edhe pse në fakt nuk është më i dashuri i saj, “shprehet burimi i hollywoodlife.

“Selena nuk do ta harrojë kurrë që Abel-i i është gjendur pranë dhe e ka mbështetur kur ajo pati disa probleme shëndetësore.” Përveç të gjithave Ëeeknd ka qenë krah saj kur ajo kaloi transplantin e veshkës dhe këtë ajo s’do ta harrojë kurrë.

“The Weeknd do ketë gjithmonë një vend të veçantë në zemrën e Selenës.”

Sigurisht, ajo zemër rreh tani e gjitha për Justin-in. Ai e ka rifituar atë,e Selena nuk mund të ishte më e lumtur. “Marrëdhënia e mëparshme me Abel-in ishte e vështirë, pasi ata po punonin të dy shumë,” thotë burimi. Agjendat e zëna krijonin shumë stres në marrëdhënie. Ndërsa marrëdhënia e re me Bieber-in është totalisht ndryshe dhe “Selena nuk ka qenë ndonjëherë më e lumtur se tani.”

Teksa Selena po jeton më së miri, The Weeknd ka hyrë sërish në fushën e takimeve duke e lënë pas marrëdhënien e tij me Selenën. Ajo edhe pse është me Justin akoma përjeton “ndjenja të forta” kur dëgjon se Abel-i e ka harruar tashmë. “Selena e di se koha i shëron të gjitha plagët prandaj shpreson se ajo dhe Abel-i do jenë në gjendje të ruajnë shoqërinë. Ajo e di se ta shikojë ate me dike tjetër nuk do jetë aspak e bezdisshme.” /Blitz.al/

Komento
Shperndaje