Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

E kush nuk do të emocionohej njësoj si Sara? Prindërit e saj e surprizojnë ‘live’ dhe s’kishte moment më prekës

E kush nuk do të emocionohej njësoj si Sara? Prindërit e saj e surprizojnë ‘live’ dhe s’kishte moment më prekës
January 13
10:52 2018

Me siguri, as vetë Sara Kapo nuk ka menduar se ftesa e saj tek Rudina do të kthehej në aq prekëse, sepse teksa ajo ka folur për klipin e saj më të ri “Watching you” dy surpriza të këndshme nga stafi e kanë bërë të emocionohet.

Dy video-mesazhe, njëra nga e ëma, Ema Andrea dhe një tjetër nga babai i saj Kostandin Kapo që ka mbajtur një profil më të ulët publik duke qenë se dhe është divorcuar nga Ema Andrea kohë më parë. Megjithatë me anë të videove ajo që u kuptua është se Sarës nuk i ka munguar në asnjë çast vëmendja dhe dashuria e të dyve.

“Kryevepër njerëzore!” – e ka quajtur Ema të bijën e saj ndërkohë që i ati ka theksuar se Sara është e lumtur dhe e bukur që në gjenezë sepse ka qenë fryt i një dashurie të mëdha, duke vlerësuar në këtë mënyrë edhe ish bashkëshorten, aktoren Ema Andrea.

Sigurisht nuk mund të emocionohej edhe Rudina Magjistari e cila u shpreh shumë e lumtur që kishin arritur ta surprizonin Sarën por edhe publiku që zor se mund të mbanin lotët nga ato fjalë aq të bukura që u thanë, të cilat shpjeguan siç duhet raportin fëmijë-prindër. /Blitz.al/

Shperndaje