Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

E kuptuam mirë? Flori Mumajesi sjell “Despacito” shqiptare…

E kuptuam mirë? Flori Mumajesi sjell “Despacito” shqiptare…
July 24
13:41 2017

Tashmë që “Nallane 3” është kthyer në një super hit besojmë se të gjithë e dini tekstin përmendësh dhe përveç fjalës “Smart Ass” një tjetër që me siguri e keni fiksuar është momenti kur Flor Mumajesi thotë në këngë “despacito”.

Deri këtu gjithçka na duket normale dhe menduam se “despacito” në tekstin e “Nallane 3” është thjesht një fjalë që rimon me pjesën tjetër, por mesa duket producenti ka treguar me këtë sinjalet e para të diçkaje të re dhe të madhe.

Këtë e vërtetuam në intervistën e fundit që Flori dhe djemtë e tjerë të “Threedots”, Vicky, Klajdi, Bruno, kanë dhënë për “Prive”. Të pyetur nga gazetari nëse do të kenë një projekt të katërt , Flori, siç vetëm ai di, u përgjigj me fjalë të vogla:

“Unë di të them vetëm një gjë,  në qoftë se na shihni të katërt në një projekt do kisha thënë vetëm një fjalë: despacito”.

Kjo përgjigje e Florit na lë vetëm tri pista mendimi: ose djemtë e kanë gati një këngë aq të bukur sa “Despacito”, e cila do të fitojë të njëjtin popullaritet ose ata kanë marrë një ofertë shumë të mirë nga Luis Fonsi dhe Daddy Yankee (krijuesit dhe këngëtarët e “Despacito”) ose thjesht Flori e ka mësuar aq mirë spanjishten sa e ka më të thjeshtë të thotë “despacito” sesa këtë fjalë në shqip që është “dalëngadalë”.

Cilado qoftë e vërteta duket se “Nallane 3” ishte vetëm pikënisja e bumit të kësaj vere, sepse më e mira nuk ka ardhur akoma./Blitz.al/

Pjesën e intervistës e gjeni ne minutën 3:43

Komento
Shperndaje