Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

E kërcënoi për dy vjet rresht Rudina Magjistarin, përfundon në gjyq qytetarja nga Durrësi

E kërcënoi për dy vjet rresht Rudina Magjistarin, përfundon në gjyq qytetarja nga Durrësi
October 27
10:28 2016

Pas tetë muajsh hetime, Prokuroria e Tiranës ka vendosur të ngrejë akuzë për “Përndjekje” ndaj shtetases Vjola Sala, e cila akuzohet për kërcënimet, shantazhet dhe fyerjet e vazhdueshme në adresë të moderatores Rudina Magjistari.

Gjithçka nisi rreth dy vjet më parë, kur e paditura, përmes profilit të saj dhe profileve të tjera false që hapte në Facebook, ka kërcënuar vazhdimisht moderatoren, derisa kjo e fundit vendosi të ngrejë kallëzim penal ndaj shtetases Vjola Sala në Policinë e Tiranës.

Pas hetimeve të kryera nisur nga pretendimet e Magjistarit, është mundësuar lokalizimi i shtetases Vjola Sala, nga qyteti i Durrësit, e ditëlindjes 14.01.1979, që rezultoi se kishte kërcënuar edhe persona të tjerë veç moderatores, të cilët nuk kanë paraqitur kallëzim penal ndaj saj.

Në dëshminë e saj, e pandehura është shprehur se nuk ka dashur t’i bëjë keq Rudina Magjistarit, por kërcënimet e rënda dhe pa motiv të zbuluara gjatë hetimeve kanë hedhur poshtë pretendimet e saj. Në ditët në vijim, Vjola Sala do të përballet me gjyqtarin Altin Abdiu. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje