Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

E keni parasysh kur harroni të vishni këpucët e dilni rrugëve me shapka? I ndodh edhe Noizy-t

E keni parasysh kur harroni të vishni këpucët e dilni rrugëve me shapka? I ndodh edhe Noizy-t
August 18
08:44 2017

Gjithmonë jemi mësuar me idenë se Noizy është ai reperi tipik i cili gjithmonë është “i rëndë”, të jep idenë që është gjithnjë në shoqërinë e 30 vetave dhe nuk guxon ta shohësh keq sepse të gjithë mund të të sulen.

Por nga rrjetet sociale kemi kuptuar që reperi në fakt është një natyrë ndryshe. I pëlqen shumë humori dhe nuk ngurron që çastet më “funny” t’i ndajë me të gjithë fansat e tij. Mbrëmjen e djeshme, Noizy, Varrosi dhe pjesëtarët e tjerë të grupit kanë pasur një koncert në Durrës dhe e kanë gdhirë aty në plot kuptimin e fjalës e siç mund ta mendoni edhe kanë konsumuar alkool.

Noizy vetëm pak minuta më parë ka shpërndarë një video teksa shfaqet në makinë dhe ka veshur shapkat që zakonisht i gjejmë në dhomat e hotelit, ndërkohë që ka veshur edhe çorape. Ndoshta reperi ka qenë mjaft i lodhur nga të ndenjurit në këmbë gjithë natën dhe ka qenë e nevojshme të qetësohet pak. Pyetja jonë është: Ore, po shapkat ku i gjete? Po që e ka mirë ky, duhen mbajtur një palë të tilla në makinë… /Blitz.al/

Komento
Shperndaje