Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

E keni imagjinuar Riselda Sejdijan vjehrrë? Përshkrimin më të mirë na e jep vetë koreografja!

E keni imagjinuar Riselda Sejdijan vjehrrë? Përshkrimin më të mirë na e jep vetë koreografja!
May 06
16:25 2018

Tashmë, u bënë 13 vite që kur koreografja e njohur Riselda Sejdija dhe biznesmeni Hajdin Sejdija kurorëzuan lidhjen e tyre në një martesë.

Nga martesa e të dyve ka ardhur në jetë, djali i tyre, Brahimi i cili aktualisht është 12 vjeç.

Edhe pse djali është ende i vogël, Riselda e ka menduar se si do të jetë vjehrrë e vajzës që do t’i rrëmbejë zemrën djalit të saj.

Këtë na e ka treguar e ftuar në “Thumb”, ku është shprehur: “Sigurisht, që e pres ditën kur Brahimi do më prezantojë vajzën e zemrës. Unë mezi po e pres atë ditë. Unë do të jem një vjehrrë e lumtur, nëse djali im do të jetë i lumtur!”

Kështu që vajza, prisni dhe pak… /Blitz.al/

Komento
Shperndaje