Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

E imiton në “Portokalli”, Delinda Disha: Eni Vasili më ka lodhur shumë

E imiton në “Portokalli”, Delinda Disha: Eni Vasili më ka lodhur shumë
June 16
17:18 2019

Delinda Dishan prej 5 vitesh e shohim si aktoren në show-n e humorit “Portokalli”. Që në fillimet e saj Delinda fitoi zemrat e  publikut duke imituar në skenën e programit të së dielës Ish-Drejtoreshën e Tatimeve, Briselda Shehajn.

Të shumtë janë personazhet që ajo ka ngjitur në skenë dhe duhet pranuar se jo të gjithë janë aq të lehtë për t’u imituar.

E ftuar këtë të shtunë në emisionin “Thumb” nga Aulona Musta dhe Fatma Haxhialiu, Delinda është pyetur nga dy moderatoret se në morinë e imitacioneve që ajo ka bërë cili ka qenë mv i ështiri prej tyre.

Ndoshta nuk do e besoni por mes Jonida Shehut, Eni Vasilit, Kim Kardashian, Gruas që tradhëton dhe Brisejda Shehajt(disa nga personazhet që ajo ka imituar) më e vështira ka qenë gazetarja Eni Vasili.

“Më shumë më ka lodhur Eni Vasili, vetë nga formati i emisionit që ajo ka shfaqet vetëm bust dhe duhet të fokusohesh në zë dhe në fytyrë.”,- është shprehur Delinda.

Le ta pranojmë se në fakt ai që e bëri më të famshme dhe që padiskutim i shkonte më së shumti është imitimi i ish-Drejtoreshës së Tatimeve, i cili me siguri, duhet të ketë qenë më i lehti për të./Blitz.al/

Komento
Shperndaje