Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“E gjithë shtëpia vjen aromë Ajke”- Xhensila Myrtezaj flet për herë të parë për të bijën

“E gjithë shtëpia vjen aromë Ajke”- Xhensila Myrtezaj flet për herë të parë për të bijën
December 25
16:55 2018

Familja dhe shtëpia për Besin dhe Xhensilën prej pesë muajsh vjen aromë “Ajkë”.

Është bija e saj dhe e Besit, ajo që u dha statusin e prindërve për herë të parë, dhe motivi i njohjes së një dimensioni të ri dashurie dhe dhembshurie siç thotë vetë mami Xhensila.

Në një intervistë për “Revista Class”, këngëtarja ka rrëfyer për herë të parë ndjesitë e saj tani që është bërë nënë dhe si kanë qenë këtë muaj me Ajkën në shtëpi.

“Ështe magjike! Kurrë më parë në jetë nuk jam ndjerë më e plotësuar, edhe sa rëndësi i kam kushtuar panevojshmërisë në sa e sa raste. E gjithë shtëpia vjen aromë “Ajke”. Dhe në të vërtetë nuk ia di aspak ndjesinë nëse nuk e provon. Vajza është suksesi im më i madh. Ështe dueti ynë më i bukur.”- ka rrëfyer Xhensila.

Ajo ka zbuluar gjithashtu arsyen se pse është aq hermetike kur bëhët fjalë për të bijën dhe pse ka vensosur të mos e ekspozojë në rrjete sociale.

“Kjo është nga të vetmet intervista ku unë flas për vajzën, pasi ajo është e shenjtë për mua, në boten dhe ditët e errëta ku jetojmë që njerëzit janë të etur për ca like apo material për të ushqyer veten dhe të mbushin me të pavërteta.

Aq më tepër për shumë të tjerë që fshihen pas një tableti apo celulari, dhe janë vetëm dashakeqë, të gatshëm për të komentuar negativisht edhe për të mirën më të madhe. Kjo është një nga arsyet përse nuk dua të flas për të, pasi është e kulluara dhe e pastra në sytë e mi.

Nuk do të mjaftonte jo vetëm kjo intervistë, por krejt jeta ime për të folur për atë çka unë kam ndjerë në këto pesë muaj. Mendoj se çdo nënë ma kupton ndjesinë protektive që unë kam! Në të ardhmen edhe mund të zbutet, por tani jam “kujdes kafshon” kur bëhet fjalë për bijën time”-është shprehur Xhensila.

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje