Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

E gjithë jeta në një film, publikohet trailer-i i dokumentarit për Lorik Canën

E gjithë jeta në një film, publikohet trailer-i i dokumentarit për Lorik Canën
December 05
16:00 2018

Pak ditë më parë, ish kapiteni i kombëtares shqiptare Lorik Cana ndau lajmin që filmi “Lorik”, një projekt i bazuar në jetën dhe karrierën e tij, ishte gati. E ndërkohë ditën e sotme, 5 dhjetor, ashtu si kishte premtuar në postimin e tij ai ka shpërndarë trailerin e filmit-dokumentar.

Në videon prej gati 1 minute shfaqen shumë momente nga jeta e kapitenit legjendar duke filluar që nga fushat ku luante si fëmijë në Kosovë e duke vazhduar me momentet më të bukra të karrierës së tij. Goli për Marsellie-n në derbin me PSG, fitimi i kupave, goli spektakolar për Lazion apo çaste kur ka qenë kapiten i Sunderland. Sigurisht që nuk mungojnë dhe çastet më të bukra me kombëtaren shqiptare, sigurisht dhe ato të kualifikimit për në Europian.

Gjithashtu në dokumentar do të jenë të përfshira dhe intervista të familjarëve apo dhe kolegëve që kanë qenë pjesë e çdo moment të rëndësishëm në jetën e Lorikut. Tani është moment ta shihni dhe ju trailerin dhe njejtë si ne, të prisni me padurim që trailer të dalë.

 

View this post on Instagram

 

BIG Day!!! 1st screening “LORIK” @andidecka

A post shared by Lorik Cana (@lorikcana) on

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje