Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

E ftuara ofendohet nga Ermali dhe përlotet në emision: “Këtu femrat i trajtojnë si plehra”

E ftuara ofendohet nga Ermali dhe përlotet në emision: “Këtu femrat i trajtojnë si plehra”
November 04
09:48 2018

Mbrëmjen e djeshme në “Xing Me Ermalin” ka qenë i ftuar Nasi Daily së bashku me të dashurën e tij Aline. Nasi është duke bërë disa video 1 minutëshe ku tregon të veccantat e Shqipërisë, gjë të cilën e ka bërë edhe me shtete të tjera.

Cdo gjë shkonte mirë derisa erdhi momenti i pyetjes së Kejvinës. Ajo ka pyetur Nasin se ku e gjen kohën për të dashurën ndërkohë që udhëton shpesh. Por Ermali i ka thënë Kejvinës se nuk ishte kjo pyetja, kjo ishte ndryshuar dhe duhet ti bënin pyetjen që kishin vendosur më parë.

Kejvina e pyet sërish Nasin, nëse shkon në udhëtime për të takuar vajza. Pyetje e cila ka ofenduar të dashurën e tij, e cila është përlotur dhe ka thënë:

“Kjo është shumë e pavend. E di që kështu është Shqipëria dhe ju nuk keni respekt për femrat por kjo e kaloi cakun.
Jam e lodhur nga kjo botë që bën kështu gjërash. Kam një kanal në Youtube me miliona ndjekës për të drejtat e femrave dhe ti bën këtë pyetje. Femrat në Shqipëri trajtohen si plehra, si objekt”- ka thënë Aline./Blitz.al/

Komento
Shperndaje