Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

E festoi Shën Valentinin sa për Instagram! Mos e besoni por ja që Klaudia Pepa e bëri këtë!

E festoi Shën Valentinin sa për Instagram! Mos e besoni por ja që Klaudia Pepa e bëri këtë!
February 16
14:16 2019

E kush ka thënë se Shën Valentinin e festojnë vetëm ata që janë çift! Në fakt ka shumë personazhe që e dekorojnë ambjentin, vishen, dalin e  festojnë edhe pse nuk kanë një partner apo nuk janë të dashuruar.

Klaudia Pepa ishte një ndër këta personazheve që na suprizoi me foton që publikoi për Shën Valentinin. Klaudia e rrethuar nga tullumbace të kuqe, një ambjent romantike duke pirë një gotë, kjo pamje të jep përshtypjen e një takimi apo mbrëmjeje mes të dashuruarish.

Por ja që e vërteta qenka shumë po shumë ndryshe. Në një prononcim për Class, Klaudia ka treguar se në fakt kjo është një strategji marketingu që çdo vlogger apo influencer bën.

“Çështja e fotos ishte ide e imja, pasi ishte thjesht sa për Instagram. Kështu bëjnë shumë influencer të njohur në mbarë botën në raste festash apo tematikash të veçanta, ndaj dhe unë veprova njësoj”, u shpreh ajo.

Epo  besojeni ose jo, ja që ndodhin edhe gjëra të tilla. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje