Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

E famshmja shqiptare krah David Beckham, reagon Dafina Zeqiri: “Bëji të fala!”

September 25
09:24 2016

Emina Cunmulaj - Instagram

Nuk është më çudi që edhe figura të njohura shqiptare të shoqërohen me emra të mëdhenj të botës së artit, muzikës dhe sportit ndërkombëtar. Vetëm përpara disa orësh, modelja shqiptare që jeton aktualisht në SHBA, Emina Cunmulaj, ka postuar një fotografi në Instagram ku shihet në shoqërinë e bashkëshortit të saj dhe David Beckham.

Siç ka treguar dhe Emina, ata të tre kanë qenë duke darkuar në një restorant në Los Angelos, ndërkohë që ajo ka shkruar: “Kur këta flasin për futbollin dhe ti nuk ia ke idenë se çfarë thonë…”. Interesant ka qenë komenti i Dafina Zeqirit, e cila, siç duket, ka  simpati për futbollistin Beckham. “Të fala!” – ka shkruar ajo në komente, ndërsa komentuesit e tjerë kanë qeshur me reagimin e saj të këndshëm. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje