Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

E famshme dhe përtej kufirit, ja ç’shkuajnë mediat maqedonase për Viola Spiron

E famshme dhe përtej kufirit, ja ç’shkuajnë mediat maqedonase për Viola Spiron
September 19
08:51 2019

Viola Spiro është një nga vajzat më bukuroshe të ekranit, e cila me kalimin e viteve e ka kthyer moderimin në profesionin e parë, duke u përqëndruar më shumë tek emisionet sportive.

Dhe mesa duket ajo nuk ka tërhequr vëmendjen vetëm të sportdashësve shqiptarë dhe sigurisht portaleve e mediave në Shqipëri, por edhe atyre përtej kufirit.

Me anë të një postimi në Instagram, vetë Viola ka ndarë një artikull të medias maqedonase “Kurir”, të cilët pa asnjë hezitim e quajnë moderatoren “Një bombë të vërtetë.”

Por jo vetëm kaq, nëse shkojmë brenda artikullit, kjo media ka rezervuar fjalët më të mira për moderatoren, duke u shprehur se për shkak të saj, të gjithë shqiptarët janë duke ndjekur një emision sporti. Megjithëse shqiptarët kanë qenë gjithmonë tifozë të mëdhenj të futbollit, prej kohësh…

“Kurir” shkruan dhe se Spiro konsiderohet një nga vajzat më të bukura shqiptare, dhe padyshim kjo është e vërtetë. Gjithashu ajo përmendet si një nga moderatoret më të komentuara në Shqipëri, për shkak të emisionit “Sport Plus” që drejton dhe që shihet e nga personat që nuk janë të interesuar për sportin.

E gjitha shumë e bukur për Violën, megjithatë televizionet konkurente në atë fashë orare duhet të bëjnë diçka sepse po humbasin dhe personat që nuk janë të interesuar për sportin. /Blitz.al/

Share