Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

E ëma feston ditëlindjen, Tayna bën dedikimin emocionues: “Më keni fëmijë të vetëm dhe shpresoj t’iu bëj krenare”

E ëma feston ditëlindjen, Tayna bën dedikimin emocionues: “Më keni fëmijë të vetëm dhe shpresoj t’iu bëj krenare”
April 26
16:54 2019

Fakti që Tayna është shumë e lidhur me prindërit e saj nuk është e pa ditur më parë, duke qenë se ajo ka deklaruar shpesh që i ka pasur gjithmonë pas vetes në fillimet e karrierës, duke e mbështetur dhe suportuar në çdo hap. Madje edhe pushimet në Tajlandë para disa muajsh, përkundër spekulimeve që u bë në media se po i kalonte në shoqërinë e një mashkulli, reperja zgjodhi t’i shijonte me familjen.

Ditën e sotme, e ëma e këngëtares feston ditëlindjen dhe ajo nuk ka hezituar t’i dedikojë publikisht një urim special dhe disa fjalë të ndjera.
Tayna ka ndarë me ndjekësit në llogarinë e saj Instagram një foto me të ëmën, ku ndër të tjera shkruan se e falenderon që e ka përkrahur në çdo moment të jetës dhe shpreson ta bëjë krenare.

“Urime ditëlindjen mami. Jam shumë e lumtur që ty të kam nënë. Faleminderit që gjithmonë je kujdesur për mua edhe më ke përkrahur e dashur pa kushte në çdo moment të jetës sime. Ti je gruaja më e bukur në botë për mua dhe gjithmonë të shoh ty. Më keni fëmijën e vetëm dhe shpresoj që t’ju bëj krenarë edhe juve si ju mua. Edhe plot të tjera me shëndet dhe lumturi bashkë me ne”.- shkruan Tayna në postimin e saj në “Insta Story”.

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje