Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

E ëma e Fabrizio Corona-s: Im bir ka probleme psikologjike…

E ëma e Fabrizio Corona-s: Im bir ka probleme psikologjike…
October 27
18:20 2016

Më datë 10 tetor, Fabrizio Corona përfundoi sërish në pranga pas akuzave për fshehje të shumave të mëdha të parave, duke humbur kështu mundësinë për ta shlyer pjesën e mbetur të dënimit në shërbimet sociale.

Një ndër personat që është prekur më shumë nga ky lajm është mamaja e paparazzi-t më të famshëm në Itali, Gabriella Corona, e cila përballë gazetarëve ka deklaruar:

“Im bir ka kryer shumë gabime, shkatërroi jetën e tij dhe timen, por nuk është një kriminel. Unë i besoj atij. Kriminelët janë të tjerë dhe mesa më kanë thënë avokatët, dënimi i dhënë për Fabrizio-n është i ekzagjëruar!” – ka thënë Gabriella.

Gjithashtu ajo shpreh shqetësimin se djali i saj ka probleme të tjera:

“Burgu nuk i përshtatet. Im bir ka probleme psikologjike. Këtë gjë e them prej kohësh dhe ai duhet të kurohet. Shpesh nuk i kupton ato që ka bërë, por unë do ta justifikoj gjithmonë, se jam e ëma!” – është shprehur e hidhëruar mamaja e Fabrizios. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje