Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

E dimë! Laura Nezha do të na bëjë sërish për të qarë!

E dimë! Laura Nezha do të na bëjë sërish për të qarë!
November 19
16:21 2017

E mbani mend këngën e famshme, “Jo se di” të Laura Nezhës në festivalin “Kënga Magjike”?

Besojmë se po, sepse ajo këngë na preku të gjithëve… madje, edhe sot e kësaj dite po ta dëgjojmë do të prekemi!

Pas 6 viteve mungesë, Laura ka zgjedhur të vijë sërish me një këngë në këtë festival.

“Pa Dashuri”, – quhet produkti që aktorja dhe këngëtarja do të sjellë këtë të dielë në E Diela Shqiptare për të konkurruar në festivalin e njohur.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtarja në rrjetet e saj sociale, kështu që bëni mirë të merrni kartpecetat, një gotë verë dhe të dëgjojmë ç’ka përgatitur Laura për ne! /Blitz.al/

Shperndaje