Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

E diela “për 7 palë qejfe” e djalit të Sarës dhe Ledionit

E diela “për 7 palë qejfe” e djalit të Sarës dhe Ledionit
July 02
12:35 2017

London Noor është padyshim një nga vogëlushët më të famshëm të showbizz-it shqiptar. Mami Sara dhe babi Ledioni, përmes postimeve në rrjete sociale, kanë bërë që edhe djali i tyre të krijojnë bazën e tij të fansave, me çiltërsinë dhe pastërtinë që vogëlushi përcjell. Si ditë e diel, çifti i njohur ka shkuar në plazh dhe sigurisht me ta është dhe vogëlushi, i cili duket se e shijon më shumë se prindërit e tij këtë verë, duke qenë se atyre u duhet gjatë gjithë kohës të kujdesen për të. Sara ka publikuar pak minuta më parë një foto të vogëlushit London, i cili shfaqet i shtrirë “për 7 palë qejfe” në shezlong.

“Një mojito të lutem”,- shkruan Sara bashkangjitur postimit. Vetëm pak ditë më parë, Sara na prezantoi për herë të parë publikisht fytyrën e vogëlushit. Nuk mund të themi se kujt i ngjan më shumë apo më pak, por për momentin mendojmë se për sa i përket vëmendjes, i ka lënë në hije mamin dhe babin./Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje