Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

E diagnostikuar me sëmundjen e kancerit, aktorja e njohur mesazh domethënës për të gjithë ata që e vuajnë këtë sëmundje

E diagnostikuar me sëmundjen e kancerit, aktorja e njohur mesazh domethënës për të gjithë ata që e vuajnë këtë sëmundje
October 23
13:24 2016

Aktorja e njohur e “Beverly Hills” Shannen Doherty është diagnostikuar me sëmundjen e kancerit vitin e kaluar.

Aktorja 45-vjeçare është shprehur se kjo sëmundje është një nga sfidat më të vështira që i është dashur të kalojë në jetë dhe ndonjëherë përballet me ndjesinë se nuk do t’ia dalë dot dhe se do të mundet nga vdekja. Megjithatë, Shannen thotë se ky ankth i kalon pas disa ditësh dhe ajo vazhdon t’i thotë vetes se ka ende shpresë.

“Ndonjëherë njeriu nuk është në gjendje për të kërcyer, për të ngrënë apo edhe për të menduar për të nesërmen. Ndonjëherë ke ndjesinë se nuk do t’ia dalësh, por kjo kalon pas dy ditësh apo një jave. Aty kupton se ka ende shpresë për ty. Për të gjithë ata që vuajnë nga kanceri kështu si unë, duhet të gjeni guximin brenda jush. Bëhuni të fortë! Qëndroni pozitivë, luftoni!”- shkruan aktorja në Instagram.

Kohët e fundit Shannen ka paditur menaxherin e saj dhe kontabilistin për shkak të disa gabimeve në sigurimet shëndetësore të vitit të kaluar, gjë që vonoi gjithashtu edhe kurimin e zbulimin e sëmundjes së saj./Blitz.al/

Komento
Shperndaje