Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

E dashura e radhës për Cristiano Ronaldon

April 08
10:31 2016

...

...
Picture 1 of 5

Është folur shpesh në media për marrëdhëniet mes Cristiano Ronaldos dhe vajzave të ndryshme, pretendente për të qenë të dashurat e tij. Kohët e fundit po flitet për një marrëdhënie mes yllit të futbollit dhe modeles turke Casku Taskin, por asgjë nuk ishte konfirmuar deri tani. Në një televizion turk, ku Taskin ka qenë e ftuar, është pyetur në lidhje me Cristiano Ronaldon dhe ka pranuar që ka kontakte me të. “Flasim shpesh me mesazhe dhe takohemi gjithashtu”, – ka thënë ajo, duke lënë të kuptohet që lidhja e tyre do të zyrtarizohet së shpejti. Asnjë reagim nga ana e Ronaldos për sa u përket këtyre deklaratave. A është kjo një mënyrë e modeles për t’u bërë e famshme apo ka vërtet një histori mes tyre? Kjo mbetet për t’u parë.

 

Komento