Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

E dashura e Mozzik sapo e çoi “xhelozinë” e tij në një tjetër nivel

E dashura e Mozzik sapo e çoi “xhelozinë” e tij në një tjetër nivel
August 02
17:57 2017

Ka shumë kohë që një nga reperat më të rinj dhe më të pëlqyer, Mozzik, është mjaft aktiv si në muzikë ashtu edhe në shtypin rozë duke qenë se prej muajsh është në një lidhje dashurie me një vajzë të quajtur Loredana.

Vetëm pak minuta më parë Mozzik ka lançuar klipin e tij më të ri të këngës “Xhelozia”. Kënga ka ritmet tipike që i pëlqejnë Mozzik: pak rep, pak pop dhe gjithmonë teksti me fjalë të goditura që të mbeten në mendje. Por nëse mendoni se e dashura e Mozzik do të bëhet xheloze për këngën e re në të cilën shfaqet një femër shumë e bukur dhe gjysmë lakuriq hiqeni nga mendja, sepse ajo vetë ka realizuar një mini klip me këngën e re të të dashurit të saj dhe e ka postuar në Instagram.

Ah bre Xheloziiiiiiii qka na bane…. #mozzik #xhelozia @mairiunven

A post shared by Loredana Zefi (@loredanazefi) on

Mbetet në dorën tuaj se cilin version do të pëlqeni më shumë, ama e dashura e Mozzik është për t’u marrë shembull për qetësinë dhe suportin e treguar. /Blitz.al/

Shperndaje