Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

E akuzuan se harroi ditëlindjen e Stormi, përgjigja e Kourtney Kardashian është epike

E akuzuan se harroi ditëlindjen e Stormi, përgjigja e Kourtney Kardashian është epike
February 03
10:56 2019

Stormi, vajza e Kylie Jenner festoi ditëlindjen e saj të parë dhe festa ishte madhështore. Sigurisht që e gjithë familja Kardashian-Jenner ndau pjesë nga festa në rrjetet sociale. Por Kourtney Kardashian mungoi.

Në fakt, ajo postoi një foto, por ishte një foto e saja me të brendshme ku shkruante: “E zënë deri në lajmërimin e radhës.”

Mos e ka harruar gjë? Sigurisht që ndjekësit ja vunë në dukje, ku njëri prej tyre i shkruan: “Urimi më prekës për ditëlindjen e Stormi”

“Ajo nuk ka ende Instagram, por Stormi nëse po e lexon këtë: Gëzuar ditëlindjen e parë!”- i është përgjigjur Kourtney e cila njihet tashmë për përgjigjet ironike dhe moskokëçarëse ndaj ndjekësve.

Kështu ajo ka nënkuptuar se jo çdo gjë duhet ndarë në rrjetet sociale dhe se po, mund të hedhësh foto me të brendshme në çdo ditë të vitit. /Blitz.al/

View this post on Instagram

Busy until further notice.

A post shared by Kourtney Kardashian (@kourtneykardash) on

Komento
Shperndaje